Si përmirësojnë jetën e të rinjve mediat sociale!

Jetojmë në një botë ku teknologjia dhe ndikimi online janë të pashmangshme, duke krijuar domosdoshmëri dhe nevoja. Mendohet se rritja në një ambjent vazhdimisht të socializuar online, është pozitiv. Kjo gjë madje vlen dhe për të rinjtë, të cilët cilësohen si pjesa më delikate ku duhet të tregojmë më tepër kujdes. Mediat sociale mund të ndihmojnë të rinjtë të mbajnë marrëdhënie të shëndosha dhe të përshtatshme familjare dhe miqësore.

Një studim në Universitetin e Anglisë Lindore, në Britaninë e Madhe, heton se si të rinjtë mund të përfitojnë nga përdorimi i mediave sociale. Ata morën më shumë se 100 vizita në katër ambiente të kujdesit rezidencial në Angli, gjatë shtatë muajve. Gjatë kësaj periudhe, ata kryen vëzhgime të thella rreth mënyrës se si 10 të rinj, në mënyrë rutinore përdorin mediat sociale në jetën e tyre të përditshme, si dhe drejtimin e fokus grupeve dhe intervistave me të rinjtë dhe profesionistët e tyre të kujdesit social.

“Të rinjtë përballen me kalimin më të vështirë, më të shpejtë dhe më të vakët në moshën e rritur me më pak burime sesa bashkëmoshatarët e tyre”, tha Dr. Simon Hammond, nga Universiteti i East Anglia.Ne nuk jemi të sigurt nëse përdorimi i medias sociale nganjëherë mund të jetë më pak i dobishëm në kohët e mirëqenies së varfër emocionale dhe shëndetit mendor. Por ne jemi të prirur për të bërë më shumë punë, duke parë se si t’i mbështesim të rinjtë për të përdorur mediat sociale, duke pranuar se rreziqet e ndryshme mund të reduktohen pasi të rinjtë bëhen të përgjegjshëm.

Menaxhimi i punëve online po bëhet pjesë e rëndësishme e tranzicionit të adoleshentëve në moshë madhore. Punëtorët socialë dhe kujdestarët duhet të mbështesin të rinjtë në kujdes për ta bërë këtë në një mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme. Kjo do të thotë ofrimin e udhëzimeve për adoleshentët, kur bëhet fjalë për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve të përdorimit të mediave sociale.

Njerëzit shpesh mësojnë duke bërë gabime, prandaj është e rëndësishme që punonjësit mbështetës të ndihmojnë të rinjtë të mësojnë nga gabimet e tyre, në vend që të përpiqen t’i mbrojnë ato duke kufizuar qasjen e tyre në internet. Shumë të rinj ende po kuptojnë se si të merren me mediat sociale dhe nuk ka dyshim se mund të ketë ndikime negative në shëndetin mendor. Por në mënyrë të qartë, ekzistojnë edhe shumë ndikime pozitive. Hapi i ardhshëm është të kuptojmë se si ta shfrytëzojmë më së shumti këtë mundësi.

 

Nga: Reni Dallaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *