Si po ndihmon Google marketerët në këtë sezon festiv?!

Në këtë periudhë festive padyshim që të gjithë ne presim shumë oferta dhe risi nga kompanitë e mëdha. Gjigandi Google ka ardhur me diçka tepër të veçantë dhe të nevojshme.

Në Shtetet e Bashkuara festat kanë filluar që më 22 Nëntor me Thanksgiving Day, ku do pasohen nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Rrjedhimisht me miliona njerëz godasin rrugët dhe aeroportet për të vizituar të afërmit dhe të marrin pjesë në festat familjare, parada, marrëveshjet tregtare të së premtes së zezë dhe zbavitje të ngjashme.

Për ti krijuar lehtësi në lëvizje dhe jo vetëm, Google ka kryer një studim duke përdorur çfarë tjetër përveç se të dhënat e veta të kërkimit.

Duke përdorur të dhënat e Google Maps nga koha që përkon me festën e falënderimeve të vitit të kaluar, Google përpiloi një raport për të ndihmuar përdoruesit gjatë festave. Në këtë mënyrë ajo u ofron lehtësi atyre duke specifikuar destinacionet më të njohura që vizitohen gjatë kësaj periudhe, kohët më të mira për t’i vizituar ato (ose jo-optimalet), rrugët më shumë të populluara apo me më shumë trafik.

Ky nuk do të ishte një studim i vërtetë i Google-it, nëse nuk përfshihen trendet e kërkimit mikro. Kjo është arsyeja pse raporti gjithashtu përmban një mjet interaktiv që u lejon shikuesve të shohin kërkime nga shteti tyre.

Nëse je Google, gjithashtu do të thotë informimin e përdoruesve me mënyrat se si të shmangin turmat dhe trafikun. Google shikoi të dhënat nga Maps për të përcaktuar kategoritë e bizneseve më të kërkuara gjatë sezonit të festave dhe kur ato janë më të ngarkuarit.

Më pas, për trafikun rrugor, ofroi një tabelë të përgjithshme në zonat e përzgjedhura metropolitane. Informacionet e kompanisë përfshijnë një lokalizim, drop-down menu për të ndihmuar përdoruesit të përcaktojë kohën më të mirë për tu nisur për rrugë.

Pse këto të dhëna kërkimi kanë rëndësi për marketerët?

Epo, siç është dhe rregulli i artë, me krijimin e një pune cilësore, pason një informacion cilësor, i cili ndihmon marketerët të planifikojnë dhe zhvillojnë përmbajtjet e tyrë të këtij sezoni festiv në bazë të trendeve të fundit, (që Google ia mundëson në raporte mjaft të detajuara) dhe ti përshtasin këto tendenca me strategjitë e tyre marketing.

Nga: Reni Dallaku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *