Si të shesim produkte në Instagram?!

Tani është e panevojshme të thuhet se reklamimi në Instagram është duke u bërë një nga pikat më të rëndësishme dhe të forta për kompaninë Facebook. Një mundësi edhe më e madhe për bizneset që kërkojnë të diversifikojnë kanalet e tyre të reklamave dhe të arrijnë konsumatorë të rinj.

Me 800 milionë përdorues aktivë në ditë, sipas statistikave më të fundit më 13 Korrik, Instagram është platforma e tretë më e përdorur nga rrjetet sociale në botë.

A po pyesin se si t’i shisni produktet tuaja në këtë platformë gjigande?

Në këtë artikull do të zbuloni katër këshilla për shitjen e produkteve tuaja në Instagram.

  1. Projektoni një vendosje të produkteve

Para se të filloni të postoni, mendoni se si doni të vendosni produktet në faqen tuaj. Që të tërhiqni sa më shumë vizitorë, duhet ti ofroni atyre një pamje fantastike, të rregullt dhe uniformë të feed-it tuaj të Instagramit. Vendosja e duhur e produktit është çelësi për shitje dhe angazhim. Identifikoni estetikën që dëshironi për faqen tuaj dhe qëndrojini besnik asaj.

  1. Jepni përshkrimeve të produktit diçka shtesë

Ndërsa është e rëndësishme të jesh i qartë për atë që po shet, duhet gjithashtu të tërheqësh vëmendjen dhe interesimin e klientëve të mundshëm me përshkrimet e postimeve.Një mënyrë për të bërë këtë është shtimi i disa emojis relevantë. Ato ndihmojnë të thyhen kopjet dhe estetikisht përshkrimi të duket më unik.

  1. Përdorimi i rregullt i Hashtags

Hashtags kanë shumë të bëjnë me atë se si zbulohen produktet tuaja në Instagram. Mund të përdorni funksionin e Kërkimit dhe Eksplorimit të Instagram-it për të parë hashtag-ët kryesorë që përdoren për produktet e ngjashme me ato që ju shisni. Gjithashtu krijimi i një Hashtag-u specifik për të gjitha postimet tuaja krijon në mendjen e ndjekësve një identitet më të fortë të produktit tuaj. Nëse e lexojnë diku tjetër atëherë gjeja parë që do i vi në mendje është pikërisht produkti juaj!

  1. Mundësojini klientëve lehtësi në blerje

Duke shtuar në Bio-n e Instagramit link-un e Website-it tuaj apo faqes ku mund të gjejnë produktin që ju shisni (me të njëjtën pamje dhe ndjesi si faqja juaj e Instagram-it), do ja thjeshtësoni blerjen duke i mundësuar çdo informacion të mundshëm brenda profilit tuaj.

Çdo ditë, njerëzit po zbulojnë produkte të reja nga markat e tyre të preferuara në Instagram. Tani është koha për të përcaktuar qartë strukturën tuaj të shitjes sociale në mënyrë që të veçoheni nga turma.

 

Nga: Reni Dallaku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *