5 Arsye pse duhet të Delegosh Marketingun

Marketingu i brendshëm kundër marketingut të jashtëm është një çështje shumë e diskutuar. Nuk ka një përgjigje ekzakte se cila është më e mirë për biznesin tuaj, por shumica e studimeve kanë favorizuar kontraktimin e një agjensie marketingu në vend që të bazoheni në një departament marketingu të brendshëm. 

Kjo nuk do të thotë se marketingu i brendshëm mund të mos funksionojë për ju; thjesht do të thosë se, në përgjithësi, përfitimet nga kontraktimi i një agjensie marketingu i tejkalojnë ato të të ngriturit dhe monitorimit të një departamenti marketingu brenda kompanisë. Kjo është një e vërtetë e përgjithshme kryesisht për shkak të këtyre pesë faktorëve: 

  1. Kosto Shumë Herë më të Ulura

Të deleguarit të marketingut tek një agjensi marketingu do tju kursejë para. Të krijuarit dhe mirëmbajturit e një departamenti marketingu të veçantë brenda biznesit tuaj aktual mund të fundosë të ardhurat financiare. Do të humbisni shumë para në formën e pagave shtesë dhe sigurimeve të punonjësve, kostove të trajnimit dhe mirëmbajtjes, thjesht sa për të përmendur disa. 

Sipas orbitmedia.com, të punësuarit e një ekipi të plotë marketuesish brenda kompanisë mund t’i kushtojë një biznesi deri në afërsisht $ 600,000 në vit vetëm në paga, pa përmendur kostot e lidhura me kërkim dhe zhvillim, rekrutim, supervizim, pushime të paguara, etj. Nga ana tjetër, të bazuarit në një agjensi marketingu kushton vetëm një fraksion fiks në krahasim më atë që kërkon një departament i brendshëm marketingu. 

  1. Përfitime Unike në Ekspertizë dhe Eksperiencë

Kur ju kontraktoni një agjensi marketingu për biznesin tuaj, ju përfitoni akses të çmuar në ekspertizë dhe ekperiencë të fushës. Marketingu, dhe veçanërisht marketingu dixhital, është një fushë tepër dinamike me rregulla të reja, algoritme, trende, dhe praktika më të mira që shfaqen në mënyrë konstante. Të vetëm, nuk mund t’i ndiqni të gjitha këto ndryshime dhe, për rrjedhojë, biznesi juaj do të mbetet pas atyre të konkurrentëve tuaj. Një agjensi marketingu do të sigurohet që ju të qëndronië në krye të trendeve dhe përpara konkurrentëve.   

Marketingu dixhital përfshin shume aspekte si optimizimi për “search” (SEO), marketingu përmes përmbajtjes (“content marketing”), dizajni grafik, marketingu në rrjetet sociale (“social media marketing”), dhe shumë aspekte të tjera, secila me të paktën një person përgjegjës. Nëse mbështeteni tek një agjensi marketingu, ai person përgjegjës do të jetë një profesionist i talentuar dhe apasionuar. Kështu, në vend që të gjeni të gjithë personat që mbulojnë gjithë këto nevoja, më mirë kontraktoni një agjensi marketingu. Kjo është mënyra më e mirë për të shkëlqyer në marketingun online. 

  1. Perspektivë e Re dhe Objektive

Është e vështirë të vështroni tablonë e plotë kur ju jeni tashmë pjesë e saj. Kjo është një sfidë e shumë marketuesve brenda kompanisë. Në vend që të fokusohen në zgjidhjen e problemeve komplekse, ata ndjekin një linjë që e mban vendin e tyre të punës të sigurtë. Kjo nënkupton injorimin e zgjidhjeve me përfitim për nevojat e marketingut; ofrimi i minimumit kthehet në praktikë. 

Kur ju lejoni një agjensi që të merret me marketingun dixhital, ju merrni përgjigje nga pikapamja e klientëve. Guidat e ofruara nga agjensia do të tregojnë pikat më të dobëta të biznesit tuaj duke influencuar përmirësimin e atyre pikave. Ky burim mund të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e mundësive për zgjerim dhe shkallëzim të biznesit të cilat ju nuk i dinit më parë. Synimi kryesor i çdo biznesi është të kthehet në një markë dhe kjo është më e lehtë vetëm me ndihmën e një agjensie marketingu kompetente. 

  1. Rezultate të Shpejta

Një agjensi marketingu dhuron rezultate shpejt. Kjo është thelbësore sidomos për bizneset e fazave të hershme, startup-et, dhe kompanitë e tjera me rritje të shpejtë. Në mjedisin konkurrues ju nuk duhet të shpenzoni kohë të çmueshme duke ndërtuar një staf marketingu brenda kompanisë. Mbështetuni më mirë në një agjensi marketingu dhe do të arrini synimet tuaja të rritjes dhe ta menaxhoni kohën më mirë për biznesin dhe veten tuaj. 

  1. Konsistencë

Konfuzioni në mesazhin marketues tuaj mund të çojë në humbje të vlerës së markës dhe ngushtimit të biznesit. Edhe markat historike kanë vuajtur prej mos-mbështetjes në agjensi marketimi profesionale dhe kreative për kurimin e mesazhit marketues. Gjithashtu, këto marka tipikisht sakrifikojnë përfitime të stërmëdha duke injoruar trendet më të fundit të marketimit dhe duke u futur vonë në këtë lojë. 

Frekuenca e përcjelljes së mezashit mbetet e ulët në kompanitë me struktura të mëdha dhe burokratike, pjesë e së cilës është dhe departamenti i brendshëm i marketimit. Nga ana tjetër, kontraktimi i një agjensie marketimi do të sigurojë mbajtjen e lidhjes mes markës suaj dhe konsumatorëve më besnikë të saj si dhe përfitimin e konsumatorëve të rinj tek gjeneratat e reja. 

Nëse jeni një kompani e vogël dhe nuk mund të keni departament të brendshëm dhe as një bashkëpunim me një agjensi, ju ftojmë të lexoni këtë artikull që ju tregon se si mund ta bëni vetë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *