6 TRENDET e Social Media Marketing që do të mbizotërojnë 2022-in

A jeni ende duke punuar mbi planin tuaj të marketingut për këtë vit? Do të donit të dinit se cila janë trendet që mund të ndikojnë edhe fushatat e marketingun dixhital të kompanisë suaj?

Ne nuk e parashikojmë dot të ardhmen, por mund të flasim për 6 TOP trendet e 2022-it të marketingut dixhital.

1. Marketing-u në Tik-Tok do të rritet

Ndonëse relativisht i ri, Tik Tok numëron mbi 1 miliard përdorues

Instagrami ka qenë zemra e marketingut në rrjetet sociale në këto vitet e fundit, kjo edhe sepse shkalla e ROI (return-on-investment) aty ka qenë e lartë. Megjithatë gjërat po ndryshojnë tashmë në këtë drejtim dhe marketingu në Tik Tok do të jetë ai që do të rritet në 2022-in.

TikTok, ndonëse një platformë e lançuar së fundmi, ka tejkaluar shifrën e 1 miliard përdoruesve në shtator të 2021-it, duke bërë që vetëm brenda një viti përdoruesit të jenë rritur me 45%.

2. Reels do të kontribuojnë në suksesin e marketingut në Instagram

Përdoruesit po kërkojnë gjithnjë e më shumë video REELS me përmbajtje argëtuese dhe angazhuese në Instagram.

Sipas drejtuesve të Instagram, përdoruesit po kërkojnë gjithnjë e më shumë video me përmbajtje argëtuese dhe angazhuese. Prandaj kjo është një shenjë e rëndësishme që bizneset t’i bashkohen trendeve të Reels sa më shpejtë të munden sepse ato do të jenë kontribuese të suksesit në Instagram në 2022-in.

3. E-commerce do të vazhdojë të lulëzojë në 2022-in

Instagram dhe Facebook kanë shtruar opsionin ‘shop’ për t’ju përgjigjur kërkesave të përdoruesve.

Edhe pse blerjet online përmes rrjeteve sociale kanë qenë të preferuarat në këto vitet e fundit, pandemia i dha dorën e saj rritjes së këtij trendi, i cili do të vazhdojë të jetë i preferuari i konsumatorëve. Jo më kot platformat si Instagram dhe Facebook kanë shtuar opsionin ‘shop’ për bizneset pikërisht për t’ju përgjigjur këtij trendi.

4. Më shumë kohë në platformat më të vogla

Është suprizues fakti se vëmendje shumë të madhe do të marrin rrjetet më të vogla dhe të specializuar sociale si Tik Tok, Pinterest, Snapchat.

Në mesin e gjithë trendeve të mediave sociale të 2022-it, ky është ai që me siguri do t’ju surprizojë më shumë. Kërkimet më të fundit kanë zbuluar se përdoruesit janë më të hapur për reklamat që shohin në rrjetet e ‘vogla’ sociale ku përfshihet Tik Tok, Pinterest, Snapchat, etc.

Ka pasur një rritje të kërkesës së kërkimit për reklama në këto rrjete gjatë dy viteve të fundit, prandaj sytë e bizneseve duhen drejtuar këtu edhe këtë vit.

5. Më shumë foksus tek  ‘micro-influencers’

Markat duhet të njohin fuqinë që fshihet pas micro-influencers, në vend të personazheve të famshëm. 

Edhe pse ky nuk është më një trend i ri, influencuesit e vegjël do të vijojnë të mbeten një taktikë shumë e rëndësishme e marketingut në rrjetet sociale. Markat duhet të njohin fuqinë që fshihet pas tyre në vend të personazheve të famshëm. 

Thënë kjo, bizneset është koha të shmangin shpenzimet e shumta për të sjellë modelin apo personazhin më të famshëm për të përcjellë mesazhin e tyre dhe në 2022-in të fokusohen tek mikro-influencuesit, sepse ndjekësit janë më të prirur të besojnë apo komunikojnë me to.

6.Mënyra e preferuar e komunikimit: Mesazhet

Gjithnjë e më shumë po rritet numri i përdoruesve që preferojnë shërbimin e suportin të klientit nga rrjetet sociale

Gjatë pandemisë shumë rrjete dyqanesh zbuluan se duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve urgjente të konsumatorëve dhe kuptuan që mënyra më e mirë për ta bërë këtë ishin rrjetet sociale. 

Sipas një studimi të fundit, 64% e njerëzve janë shprehur se preferojnë të komunikojnë përmes mesazheve në mediat sociale dhe se nuk do ta telefononin një biznes për shërbimet që mund t’i duhen. Prandaj në përgjigje të kësaj, bizneset duhet që t’i kushtojnë rëndësi suportit të klientit në rrjetet sociale.

Këto janë vetëm disa nga tendencat që do të dominojnë peizazhin e mediave sociale në vitin 2022. Mos harroni se duke ndjekur dhe përfituar nga këto tendenca, ju mund të jeni një hap përpara konkurentëve tuaj.

 

Na ndiqni në Instagram, Facebook apo Linkedin për të marrë kisha të vazhdueshme rreth marketingut dixhital.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *