DISA MITE MBI MARKETINGUN NE INSTAGRAM

Po iu paraqesim një listë mitesh rreth marketingut në Instagram, mendime të cilat nuk qëndrojnë dhe ne do ua shjegojmë përse:

1.Likes nuk kanë rëndësi

Në fakt pëlqimet kanë rëndësi pasi ato ju ndihmojnë të vlerësoni rëndësinë e përmbajtjes tuaj për audiencën e synuar. Më shumë pëlqime do të thotë që ju po bëni punë të mirë. Pëlqimet janë faktuar si angazhim. Dhe kjo është pjesë e algoritmit të Instagram që përcakton se sa do të rankohet përmbajtja juaj në newsfeed. Pëlqimet do të jenë akoma një bazë e mirë për fokusin që duhet të keni në fushatat reklamuese. Mund të krijoni fushata reklamash bazuar në ato postime që kohët e fundit kanë patur më shumë interaktivitet.

2.Story-t nuk ndihmojnë për të kryer shitje

Story-t janë një element i shkëlqyeshëm për ndërgjegjësimin e brandit dhe ndërtimin e marrëdhënieve. Dhe ideja që Story-t nuk janë mjete efektive të shitjes është e pasaktë. Bizneset me 10,000 ndjekës mund të shtojnë një opsion “Swipe Up” që lejon përdoruesit të shohin dhe të klikojnë përmes lidhjeve të klikueshme në një site. Keshtu ata mund të mësojnë më shumë rreth produkteve tuaja dhe të kryejnë blerje. Reklamat e Story-ve të cilat ekzekutohen përmes platformës së reklamave në Facebook dhe Instagram – përfshijnë gjithmonë këto lidhje nëse vendosni t’i shtoni  Kështu që provojini dhe rezultatet do të flasin vetë.

3.Numri i ndjekësve është më i rëndësishmi 

Disa marka besojnë se një numër shumë i madh ndjekësish është ajo për të cilën duhet të mundohen më shumë. Por nuk është kështu. Përjashtim bën rasti kur po përpiqeni të bëheni një Influencer në Instagram. Në të vërtetë, numri i ndjekësve ka rëndësi; sa më shumë njerëz që po ju ndjekin, aq më shumë mund të shpresoni të arrini rregullisht, që është një pasuri e madhe. Gjithashtu sinjalizon interes për llogarinë dhe markën tuaj, dhe vepron si provë sociale.

Por numri i ndjekësve nuk është metrika më e rëndësishme në Instagram. Ndërsa shkalla juaj e angazhimit është sepse kjo do t’ju tregojë se sa prej ndjekësve tuaj janë të angazhuar në të vërtetë me përmbajtjen tuaj, Kjo është një arsye pse nuk duhet të blini kurrë ndjekës. Shumica e atyre llogarive janë false, dhe askush nuk i përdor ato. Numri i ndjekësve tuaj do të rritet, por shkalla  e ndërveprimit me postimet që bëni, jo. Ndërkohë, mos u shqetësoni nëse numri i ndjekësve  po rritet ngadalë. Provoni të përdorni strategji të rritjes së shikimeve, si Giveaways dhe përdorimin e më shumë hashtags, por përqëndrohuni edhe në angazhimin e audiencës që keni tashmë.

4.Sa më pak hashtags, aq më mirë

Në Instagram nuk jeni të kufizuar nga një numër i shkurtër karakteresh dhe mund të shtoni deri në 30 hashtags nëse dëshironi. Disa studime tregojnë se 9-11 hashtags duket të jetë pika më normale që maksimizon angazhimin dhe arritjen. Por të tjera burime thonë se përdorni 30 hashtagje nëse dëshironi. Por, pa marrë parasysh atë që ju zgjidhni, mos harroni të bëni dy gjëra: Provoni strategjitë që mendoni dhe testoni hashtags që përdorni. Duke përfshirë hashtags të reja në secilin post, do të keni më shumë të shanse të arrini anëtarët e audiencës së re pasi mund të shfaqeni në më shumë feeds.

5.Teknika Follow for Follow funksionon

Të bëni follow kujtdo nuk është një qasje e mirë. Sepse njerëzit vërtetë të bëjnë follow back, por do ju bëjnë unfollow më vonë. E vërteta është se teknika Follow for Follow ndonjëherë mund të duket se funksionon, por shpesh të lë në rrugë. Nëse ju bëni unfollow të tjerëve, do ta kuptojnë dhe do iu unfollow gjithashtu. Këta nuk janë as target grupi juaj i i synuar dhe nuk ka të ngjarë të përfshihen në postimet tuaja, duke ulur ritmet e angazhimit tuaj dhe duke ju dëmtuar në algoritëm.

Nga Valbona

Read this article in English by clicking here!

Lexoni këtë artikull në Anglisht duke klikuar këtu!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *