MËNYRA SI TË NDËRTONI BESUESHMËRINË E MARKËS SUAJ PËRMES RRJETEVE SOCIALE

Nëse dëshironi që klientët të vazhdojnë të kthehen herë pas here në markën tuaj, atëherë duhet të krijoni lidhje kuptimplota me ta. Rjetet sociale janë vendi i përsosur për të ndërtuar këto marrëdhënie. Në vijim do të ndajmë disa strategji se si mund të ndërtoni besnikërinë e markës suaj përmes rrjeteve sociale.

Përgjigjuni komenteve dhe mesazheve

Blerësit shpesh bëjnë pyetje ose lënë komente  në platformat sociale. Ju mund të mos jeni në gjendje t’i përgjigjeni çdo klienti, por gjithsesi është e rëndësishme të angazhoheni sa më shumë që të jetë e mundur. Sepse gatishmëria për t’u përgjigjur u tregon klientëve që ju interesojnë nevojat e tyre, gjë që ndërton besnikërinë ndaj markës. 72% e konsumatorëve rrëfejnë se do të ishin më besnikë ndaj një marke që u përgjigjet atyre. Në anën tjetër, të qenit jo aktiv mund të zvogëlojë besnikërinë ndaj markës: Shembull: Starbucks angazhohet direkt me klientët duke iu përgjigjur menjëherë komenteve.

Ndani Përshtypjet Pozitive të Klientëve

Kur një klient lë një përshtypje pozitive për ju, atëherë mos e mbani atë vetëm për veten tuaj. Është e rëndësishme ta ndani atë publikisht në llogaritë tuaja të rrjeteve sociale me lejen e klientit. Duke vepruar kështu, ka të ngjarë të tërhiqni klientë të rinj dhe të forconi besimin e atyre aktualë në biznesin tuaj. Kjo për shkak të provës sociale. Gjithashtu fenomeni psikologjik i prirjes së njerëzve për të ndjekur shumicën. Në rastin e blerjeve, kjo do të thotë se njerëzit shohin vlerë të lartë në mendimet e klientëve të tjerë.

Ndani Kontent të Gjeneruar nga vetë Klientët tuaj

Kjo i referohet fotove, videove dhe përmbajtjeve të tjera që blerësit krijojnë në lidhje me produktet e markës tuaj. Kjo përmbajtje ndërton besim tek blerësit sepse është krijuar nga klientët dhe jo marka. Ftoni përdoruesit të etiketojnë markën tuaj dhe të përdorni hashtags të markës. Në kete mënyrë do të gjeni më lehtë përmbajtjen e tyre dhe ta ndani atë në faqen tuaj. Dhe nëse e bëni këtë veprim sa më shpesh, do të inkurajoni pjesëmarrjen nga blerësit që duan që përmbajtja e tyre të shihet nga të gjithë ndjekësit e markës suaj.

Ndani Vlerat e Markës Suaj

Konsumatorët duan të mbështesin kompanitë që ndajnë vlerat e tyre. Ndani parimet themelore të kompanisë suaj dhe do të inkurajoni besnikërinë e markës nga klientët me bindje të ngjashme. Krijoni postime në lidhje me veprimet dhe gjërat që janë më afër zemrës së biznesit tuaj për t’u treguar blerësve se për çfarë është marka juaj vërtetë.

Nga Valbona

Read this article in English by clicking here!

Lexoni këtë artikull në Anglisht duke klikuar këtu!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *