Një ‘udhëtim’ virtual në AGOG mes sfidave e sukseseve të 2020-ës!

Nëse ka një gjë me të cilën biem të gjithë dakort sa i përket 2020 është se ky ishte një vit i pazakontë e sfidues. Në fakt për ne të AGOG që prej nëntorit të 2016-ës kur edhe u themeluam çdo vit është sfidues: sfidues për të kapërcyer sukseset e mëparshme, për të shënuar arritjet e rradhës, për t’ju qasur ndryshimeve teknologjike e më kryesorja, për t’i ofruar shërbimin maksimal e tërësisht të merituar klientëvë tanë vendas e të huaj që, edhe përgjatë këtij viti të vështirë ia dolën të superonin ‘fitoret’ e mëparshme.

Nëse sjellim në vëmendje ngjarjet që shënuan punën tonë në 2020-ën, jemi kaq krenar që në morinë e kufizimeve dhe ngadalësimit të veprimtarive të diktuara nga pandemia e Covid-19, ne të AGOG kemi ‘vrapuar’ për të sjellë risi, për të kapërcyer kufijtë e për të njohur bashkëpunëtorë të rinj nga të cilët kemi pasur se çfarë të mësojmë.

Si për paradoks, pa e ditur se sa pak do të udhëtonim këtë vit e nisëm rrugëtimin tonë të 2020-ës në ‘Radio Travel’ kur në Janar, themeluesja e agjensisë Keti Gjipali ishte e ftuar për të ndarë me dëgjuesit ndryshimet teknologjike që do të ‘trondisnin’ botën përgjatë këtij viti.

E ashtu siç edhe AGOG rend pas risive teknologjike, këtë temë do të diskutonte edhe Keti, sipas së cilës 5 do të ishin risitë që do të na mbanin të lidhur pas teknologjisë përgjatë 2020: Tregtia mobile, Teknologjia 5G, Inteligjenca artificiale si shërbim, Rënia e aplikacioneve dhe tregu i kriptomonedhave. 

Fokusi i punës sonë ka bërë që gjatë gjithë kohës të jemi në studim të tregut dhe të dinamikave të tij, andaj nuk kishte sesi të mos ishim pjesë e COCEFKS 2020 që u mbajt në Tiranë në fund të muajit Shkurt. Jemi shumë krenar që me studimin shkencor “Online Customer Behavior and Engagement” ishim kështu pjesmarrës në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Challenges and Opportunites of a Contemporary Economy in the Focus of Knowledge and Science” konferencë kjo që bëri bashkë shumë akademikë e kërkues shkencor nga Shqipëria, vendet e rajonit e jo vetëm.  Nuk mund të mos përmendim se çfarë vlere edhe më të madhe mori kjo konferencë për ne, për nga mundësia e shkëmbimit të kontakteve dhe ideve midis pjesëmarrësve të shumtë.

Megjithatë, kjo nuk ka qenë e vetmja konference, ku morëm pjesë gjatë 2020. Fal kalimit të eksperiencave në botën virtuale, ndoqëm konferencën 4 ditore online “Positioning” të “We are Marketers” që kishte në fokus rëndësinë dhe mënyrën se si duhet të pozicionohet një markë.

Ajo çfarë ne do ta konsideronim si një nga vlerat e skuadrës së AGOG është qasja që kemi për të mbështetur iniciativat e reja sipërmarrëse, siç kemi bërë në 4 vite jetë. Edhe këtë vit, nuk kanë qenë të pakta angazhimet tona mbështetëse ku mund të përmendim programin e “Young Women Entrepreneurs” që synonte të nxiste edhe më shumë nismat sipërmarrëse tek vajzat dhe gratë në me qëllimi që sipërmarrja të konsiderohet si mundësi karriere.

Kemi mbështetur gjithashtu organizimin e GEW Albania në bashkëpunim me Coolab Tirana, “Global Entrepreneurship Week” eventi më i madh në botë i sipërmarrjes, që u mbajt edhe në Shqipëri, e që është në të vërtetë një koleksion prej dhjetëra-mijëra aktivitetesh, konkursesh dhe ngjarjesh që organizohet çdo Nëntor në 170+ vende të botës.

Në kuadër të GEW 2020 mbështetëm në baskëpunim me Coolab Tirana,  rikthimin e “Fuck Up Nights Tirana”, event i cili si asnjëherë më parë ishte një miksim i organizimit ‘live’ dhe atij virtual.

Ajo çfarë ne kemi bërë këto 365 ditë është të mos harrojmë asnjëherë që fokusi i punës sonë duhet të jetë tek cilësia e përmbajtjes më shumë sesa sasia e saj. Thënë kjo, ishim shumë të lumtur që pjesë të skuadrës së AGOG ishin të ftuar për të dhënë ekspertizën e tyre referuar marketingut outbound dhe inbound në Webinar-in e organizuar në bashkëpunim me AlbAcademy.

E drejtuar nga një grua, AGOG nuk kishte sesi të mos i bashkëngjitej: “Global Women Club” për të përmbyllur eventet e këtij viti me një angazhim shumë domethenës dhe që i hapi rrugën takimin e njohjes me gratë e suksesshme të sipërmarrjes të cilat ndanë bashkë arritjet e sfidat e tyre në biznes.

Nuk na pëlqen të flasim shumë për vlerësimet që marrin përgjatë gjithë vitit falë dedikimit dhe  punës sonë, por ama nuk mund të mos e pranojmë krenarinë që përjetuam kur Top Digital Agency na njoftoi se ishim përzgjedhur në mesin e TOP 10 CONTENT MARKETING AGENCIES for FALL 2020!

Por mbi të gjitha nuk mund të mos përmendim bashkëpunimet fantastike që kemi pasur përgjatë 365 ditëve që lamë pas. Është koha e tyre, e partnerëve dhe klientëve tanë nga Shqipëria, Gjermania, UK, Zvicra, Spanja, Irlanda, etj. kompani të cilat besuan në skuadrën e AGOG e me të cilët gëzuam njësoj çdo arritje. 

Por nuk ndalemi me kaq! Sapo kemi nisur vrapin për të prekur të tjera suksese e për të shtrirë bashkëpunimet tona në shumë vende europiane e jo vetëm. Ne jemi gati të ofrojmë ekspertizën dhe eksperiencën tonë për partnerët e rinj që do të na bashkohet në 2021.

We are AGOG for Marketing and for doing THE BEST we can for our clients!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *