Marketing Email

Jo Spam

Pa trajtimin e duhur, marketingu email mund të dëmtojë markën tuaj në vend që të përmirësojë imazhin e saj dhe të rrisë numrin e klientëve të rinj. Marketingu email mbetet një nga kanalet e marketingut me raportin më të lartë të suksesit në gjetjen e klientëve të rinj. Kështu, të reklamuarit në email është e rëndësishmë në vendosjen e një lidhje produktive me klientët.

Ne të AGOG implementojmë strategji marketingu email që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve dhe evitojnë implikimet ligjore. Kështu, ne nuk përdorim databaza të gatshme por punojmë me lista emailesh specifike për secilin klient. Ne gjithashtu krijojmë tunele të plota marketingu për klientët tanë që fillojnë nga marrja e adresave të emailit dhe rritjen e regjistrimeve nga audienca juaj, e deri në dërgimin e emaileve follow-up dhe rireklamimeve.

Duke e deleguar këtë shërbim tek ne ju krijoni më shumë kohë dhe burime për veten tuaj. Mos u mundoni të drejtoni gjithë fushatat vetë. Ekspertët tanë do të marrin përsipër të gjitha aspektet e një fushate të suksesshme email, nga prodhimi i një përmbajteje tërheqëse deri në matjen e impaktit të tyre. Kjo është sidomos e rëndësishme për ata në industrinë biznes me biznes ku shumica e punës varet nga numri i vizitorëve që japin adresën e tyre të emailit.

Rëndësia e ofrimit të mesazheve marketuese përmes emailit është e sprovuar: 97% e të gjithë bizneseve e përdorin këtë strategji për ti kthyer të regjistruarit në blerës. Klientët tanë e kanë mësuar tashmë se lista e emaileve e audiencës së tyre mund të shndërrohet në një burim të ardhurash të qëndrueshme.

Që emailet të kenë më tepër sukses, ne punojmë në bashkëpunim reciprok. Sidoqoftë, i mbajmë gjërat të thjeshtëzuara. Gjëja e fundit që ju doni është që ti mbingarkoni regjistruesit tuaj me emaile të shumta. Një mesazh superior e shet vetë veten. Ne besojmë tek ju dhe tek klientët tuaj; është vendosja e këtij besimi të ndërsjelltë i cili siguron suskesin për ju dhe për ne.

Marketing Email ju lejon të qëndroni në korent me klientët tuaj si dhe gjeneron klientë të rinj në vazhdim.

E-mail Marketing
E-mail Marketing