Pay per Click/PPC Advertising

Advertising

Reklamimi PPC është një nga strategjitë e marketingut më precize. Nuk është habi kur mendon se paguan vetëm për kliklime në reklamat e tua në motorrët e kërkimit apo mediat sociale, në vend që të paguani thjesht sa herë njerëzit navigojnë nëpër banerat tuaj pa interaktuar me ta. 

PPC është praktikisht një lloj SEM e zgjeruar edhe në mjedise të tjera reklamimesh krahas mjedisit të “Search”. Kështu, principi ynë kryesor i trajtimit të fushatave reklamuese si cikle përsëritëse mbetet tepër relevant. Sidoqoftë, tashmë i përshtatet edhe kanaleve specifike ku fushatat hidhen. Për shembull, nëse po kërkoni një mënyrë të natyrshme për të mbledhur formularë, atëherë një fushatë në Facebook me objektiv mbledhjen e formularëve (“Lead Generation”) është idealja për dhënien e rezultateve më të mira. Nëse po kërkoni konvertimin e vizitorëve në website-in tuaj pasi ata kanë kanë kërkuar për produktet tuaja, atëherë një fushatë PPC në “Search” është më e mira.

Shumë strategji PPC të tjera janë në dispozicion në mjedisin e madh të reklamave online. Por, pa i lënë ekspertët tanë të marrin përsipër strategjitë e ankandeve, ju mund të humbni shumë mundësi të mira reklamimi PPC. 

Ka plot kanale marketimi që lejojnë hedhjen e reklamave PPC për të cilat mund të mos keni dëgjuar. Kjo sepse funksionet PPC nuk promovohen po aq sa funksionet të bazuara në shikime. Së bashku, ne evitojmë pagesat për shikime pa vlerë dhe fokusohemi në marrjen e përfitimeve konkrete për biznesin tuaj.

Në varësi të biznesit tuaj, ne identifikojmë fillimisht kanalet e sakta të reklamimeve për fushatat tuaja PPC. Më pas, ne i marrim më të mirën atyre përmes targetimit dhe retargetimit të audiencave tepër relevante dhe aktive. Le t’i marrim frytet më të mira buxhetit tuaj dhe t’iu afrojmë ju më pranë klientëve tuaj. 

PPC është fantastik sepse ju paguani vetëm kur reklama juaj klikohet; ne sigurohemi që këto klikime të sjellin vlerë monetare.

Pay per Click
Pay per Click