Si të mirëmbani Rrjetet Social për biznesin tuaj vetë

Të qenit në kontakt me audiencën tuaj në Rrjetet Sociale është shumë e rëndësishme. Krijimi i lidhjeve dhe të qenit prezent, tregon se sa shumë interesoheni për klientët tuaj. Të qenit aktiv në rrjtete sociale ka një numër të madh përfitimesh për biznesin tuaj.  Por ka shumë gjëra që mund të realizoni përmes pranisë sociale, të tilla si kryerja e shërbimit të klientit, angazhimi i klientëve, zgjerimi i audiencës tuaj, drejtimi i shitjeve, rritja e trafikut në website, përfitimi i njohurive të vlefshme dhe shumë më tepër. 

Thënë kjo, ne kemi përgatitur një udhëzues të shkurtër.  Eshte esencial për mënyrën se si mund të mirëmbani vetë platformat tuaja sociale, në mënyrë që të jeni të sigurt se nuk po ndërprisni komunikimin me audiencën tuaj.

Krijoni një Kalendar

Një kalendar është i nevojshëm në mënyrë që të qëndroni më të organizuar dhe t’i shpëtoni vetes shumë punë. Vendosni se sa shpesh do të shfaqeni në feed tuaj me postime të reja. Kontrolloni se çfarë mund të postoni bazuar në preferencat e audiencës suaj. Ndërtoni një strategji të thjeshtë për përmbajtjen tuaj. Gjithashtu, vendosni se cilat rrjete janë ato që përshtaten më mirë me ju. Shkoni një hap më tej duke planifikuar përmbajtjen pasi disa nga këto platforma ju ofrojnë mundësi mjaft të mira për skedulim të përmbajtjes.

Por çfarë mund të postoni?

Pavarësisht nëse jeni në Instagram ose në Facebook, Stories nuk dalin asnjëherë nga trendi. Dhe duke folur për stories, ju keni dy mundësi të shkëlqyera. Mund të filloni video live ose thjesht të kapni disa foto të çastit dhe t’i ndani ato në story. Në thelb, vetë Instagram u emërua bazuar në fjalën Instant, pra diçka e çastit, spontane, diçka që është e menjëhershme. Postimi i videove live ju ndihmon gjithashtu të rankoheni nga algoritmi. Kjo sepse vetë platformat e mediave sociale dëshirojnë që ju të përdorni të gjitha opsionet e tyre të postimit. Qoftë përmes imazheve, videove, duke shkuar live, etj. Kështu që patjetër shfrytëzoni karakteristikat e tilla sepse në fund të ditës, story-t nuk kanë nevojë të jenë perfekte për aq kohë sa zgjasin vetëm 24 orë. Vetëm nëse vendosni që t’i ruani në highligts.

Qëndroni në kontakt me audiencën tuaj

Që do të thotë që duhet t’ju përgjigjeni vazhdimisht në komente dhe mesazhe direkte kur iu shkruajnë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse kjo është mënyra se si ju po ofroni kujdesin e klientit, duke dëgjuar nevojat e klientëve tuaj, dhe përfundimisht duke dhënë një imazh të shkëlqyeshëm të biznesit tuaj. Prandaj, mos i injoroni kurrë mesazhet dhe komentet, sikurse shumica e bizneseve bëjnë, ndoshta për shkak të punës së madhe madhe, por gjithsesi klientët tuaj kanë më shumë rëndësi, prandaj bëjini ata të ndjehen të tillë edhe për ju.

Postoni në kohështrirje të paktën dy herë në javë

Të qenit në konsistent me postimet në feed është gjithashtu shumë e rëndësishme. Mundohuni të bëni disa fotografi të mira dhe të vendosni përshkrime bazuar në qëllimet tuaja. Vendosni përshkrime që informojnë, edukojnë, mësojnë diçka, japin vlera në mënyrë që audienca juaj të vlerësojë përmbajtjen tuaj duke pëlqyer, komentuar dhe madje edhe duke ndarë me të tjerët, duke rritur kështu shikueshmërinë për ju. Gjithashtu ju mund të vendosni përshkrime për produktet tuaja nëse keni diçka për të shitur, ndoshta ndonjë ofertë ose ulje çmimesh në periudha të caktuara.

Vini re se pothuajse të gjithë kanë prezencën e tyre në internet, kështu që jini atje për klientët tuaj. Lidhuni me ta dhe mos ndaloni kurrë së ndërtuari lidhje më të mira me ta. Biznesi juaj qëndron prej tyre!

Nga Valbona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *