THYEJMË ALGORITMIN E FACEBOOK 2020

Po ndajmë me ju 5 mënyra se si mund të rrini udiencën tuaj në Facebook organikisht dhe të mposhtni algoritmin duke u rankuar aty ku duhet për të arritur klientë potencialë për biznesin tuaj.

Përmbajtje që nxit ndërveprim

Sipas Facebook, një nga sinjalet kryesore të renditjes sipas algoritmit është nëse një përdorues ka ndërvepruar më parë me atë çfarë publikohet në faqen tuaj apo jo. Dhe nëse askush nuk do të ndërveprojë me faqen, atëherë duhet të bëni pak më shumë punë në fillim për të rritur shanset e shikueshmërisë për postimet e ardhshme. Kjo do të thotë që duhet të bëni më shumë përpjekje në mënyrë që algoritmi të fillojë të njohë dhe shpërblejë vlerat e faqes tuaj. Në fund të ditës mënyra më e mirë për të fituar më shumë angazhim është të jesh origjinal. Ose ndoshta provoni përmbajtje qe rrit kuriozitet, qesharake, interesante ose frymëzuese në mënyrë që të tërhiqni njerëzit dhe t’i bëni ata të duan të ndërveprojnë.

Postoni atëherë kur audienca është online

Kohëzgjatja është një sinjal tjetër i rëndësishëm që ndikon në rankim pasi algoritmi zgjedh se cilat postime u shfaq njerëzve. Por kur është audienca juaj aktive në internet? Zakonisht postimet performojnë më së miri midis orës 9 e mëngjesit dhe ora 2 pasdite ditën e Martë, Mërkurë dhe e Enjte dhe në mesditë të Hënën, të Martën dhe të Mërkurën.

Mos postoni përmbajtje që iu ul në rankim

Ju nuk do ta bënit këtë sidoqoftë. Këtu janë disa kategori të përmbajtjeve që Facebook ka shprehur në mënyrë të qartë që do ta zbrisnin menjëherë faqen tuaj në rankim:

  • Linqe në faqet që përdorin përmbajtje të vjedhur pa vlerë të shtuar
  • Përmbajtje fyese
  • Keqformime dhe lajme të rreme
  • Informacion i gabuar shëndetësor ose “kurat” e rrezikshme”
  • Video të manipuluara të etiketuara si false nga kontrollorët e fakteve prej të palëve të treta

Postoni vazhdimisht

Sipas Facebook, faqet që postojnë shpesh kanë më shumë gjasa të kenë kuptim për audiencën e tyre. Prandaj, frekuenca e postimit është ndikuese në renditje pasi ndikon drejtpërdrejt në renditjen e postimeve tuaja. Sa më shumë të postoni, aq më të mëdha janë mundësitë e rankimit tuaj.

Përdorni Facebook ads 

Vini re se përmbajtja organike e faqes suaj mund të thellojë marrëdhëniet me audiencën që iu ndjek, ndërkohë Facebook Ads mbeten mënyra më e mirë për të rritur vizibilitetin tuaj online për faqen që administroni tek 2.4 miliardë klientë të mundshëm që përdorin Facebook.

Nga Valbona

Read this article in English by clicking here!

Lexoni këtë artikull në Anglisht duke klikuar këtu!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *