Të bëhesh “Viral”

Sigurisht të gjithë ne jemi hasur me fjalën “viral” dhe ajo çfarë nuk do të na pëlqente në këto ditë të ftohta dimri është përhapja e këtij termi nëse bëhet fjalë për ndonjë grip apo bakter. Por ky atikull nuk ka si qëllim të flasë mbi përhapjen e baterieve sesa për përhapjen e një ideje, produkti, video apo fotoje e cila sot në gjuhën e medias sociale quhet “Virale” dhe është kthyer në fjalën më të dashur për marketerët.

Fjala virale në botën e medias sociale nuk qe fare e njohur deri në vitin 2009, kur për herë të parë video “David after Dentist”, pati një shpërndarje aq të madhe saqë termi që mund ti përshtatej ishte vetëm “Video Virale”. Sipas Wonderpoilis.org, në artikullin “What Does it Mean to Go Viral?”, videot virale mund të kthejnë një përdorues anonim të You Tube-it, në një person të njohur brenda një dite. Për marketerët ky lloj promovimi bëhet interesant dhe kthehet në pjesë të strategjisë së tyre.

Ndërsa sipas Josh Fredman, koncepti i “virales” shkon në kah të kundërt me filozofinë e ”Mass Media-s”, ku informacioni apo përmbajtja shpërndahen nga një burim i vetëm (ai origjinali) dhe nuk pëson një reaksion zinxhir shpërndarjeje si pasojë e postim pas postimit. Mbase sot koncepti i “Mass Medias” ka ndyshuar duke u kthyer në një formë të re promovimi ideje apo imazhi, që mbështetet tek shpërndarja e tyre nga vet audienca dhe jo më nga burimi original. Teknologjia e avancuar ka sjellë në përdorim ”Smart Phones”, të cilët mundësojnë postimin e një fotoje, videoje apo lajmi brenda pak sekondave dhe pas disa orëve shikuesit e videos/lajmit janë kthyer nga qindra në mijëra, pa pasur nevojë ti referohen burimit origjinal. Platformat sociale ofrojnë mundësi që idetë të shpërndahen dhe publikohen sa më thjesht, duke rritur kështu numrin e marrësve të tyre.

Jane Williams na sugjeron që kur duam të kthejmë një ide apo video në “viral” nuk mund të ndjekim një formulë konkrete apo një plan. Duhet thjesht të veprojmë. Nëse ka diçka e cila na ka tërhequr vëmëndjen, atëherë ajo mund të tërheqë edhe vëmëndjen e qindra apo mijëra përdoruesve të tjerë të medias sociale. ‘Facebook’ është platforma e cila i’a ofron të gjithë përdoruesve këtë alternativë, duke përfshirë këtu edhe bizneset. Kështu të gjithë mund ta realizojnë qëllimin e tyre duke përthithur sa më shumë audiencë. Ky qëllim sigurisht nuk është gjithmonë fama, por edhe fitimi i klientëve të rinj nga bizneset apo kompanitë e ndryshme sipërmarrëse. Ajo që deri më tani bie në sy është që të gjitha videot/idetë apo edhe artikujt që janë kthyer në “virale” kanë në thelb të qënurit interesant si dhe frymëzues për shumicën. Nëse ne postojmë diçka dhe ajo shihet prej 100 vetave, por vetëm 10 prej tyre e përhapin atë, sigurisht që ky postim nuk ka pasur suksesin që ne mendonim, por nëse ajo përhapet nga të paktën 50 prej tyre, atëherë postimi është kthyer në një postim viral. Për më tepër brënda natyrës së “virales” duhet pranuar edhe aspekti i të paparashikueshmes, sepse që një video/ide të kthehet në virale nuk kërkon bërjen e llogarive dhe të formulave. Viraliteti i saj ose ndodh ose jo. Shpesh në viralitetin e një video-je ndikon konteksti kulturor ku ajo shpërndahet apo tematika që prek, mentaliteti që ngacmon dhe risia që ofron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *