
Tendencat e Mediave Sociale për 2017
Vjen një moment kur të gjithë biznesmenët apo marketerët duhet të zhvillojnë ide sesi të punonjë me Median Sociale për të nxjerrë përfitime prej saj, duke shtrirë ndikimin e tyre për të tërhequr klientë. Media sociale si shpikje e kohëve të fundit ka pësur shumë ndryshime dhe evolime duke bërë që të jetë e përdorshme jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga moshat e mesme dhe ato të mëdha.
Trendet më të fundit që kanë filluar të dominojnë në 2017 lidhen kryesisht me sigurinë, origjinalitetin, por edhe me të rejat në marketingun përmes Medias Sociale.
1. Mesazhet sociale
Kjo është ndër fushat e para që do sjelli ndryshime për 2017. Njerëzit sot i drejtohen Medias Sociale duke ju referuar më së tepërmi aplikacioneve për mesazhe, se sa platformave të mëdha si Facebook, Twitter, LinkedIn apo Instagram. Për këtë arsye ndihet si nevojë që përmirësimi i cilësisë së rrjeteve sociale të prekë kanalet e komunikimit si Whatsapp chat, WeChat, Viber, Messenger etj. Sipas artikullit nga Rohampton (2017) rreth 62% e të rinjve i qëndrojnë besnik markave që u ofrojnë këto kanale komunikimi si dhe llogaritet që dy billion përdorues do shfrytëzojnë kanalet e komunikimit në formën e chatit në 2018.
2. Origjinaliteti dhe besueshmëria e informacionit
Fusha tjetër ku drejtohet trendi i 2017 është siguria e informacionit që serviret nëpër rrjetet sociale. Duke qënë se shumë lajmërime apo informacione në 2016 kanë qënë të rreme dhe kanë shkaktuar polemika atëherë Facebook do të ofroj një mundësi për ta identifikuar informacionin e rremë.
3. Videot live dhe përjetimet e shfaqura live
Edhe pse tashmë është paraqitur koncepti i mediave që zhduken, videot Live janë ato që do të mbizotërojnë 2017. Një trend i tillë paraqet një sfidë të re për të gjithë marketerët, duke rritur pritshmëritë e audiencës. Tashmë thujase çdo platformë mundëson shpërndarjen e videove live (Facebook, Instagram, YouTube, Twitter etj.). Me anë të videove live ( dhe videove në përgjithësi), paraqitet mundësia e filtrave argëtues të cilët përveç argëtimit sigurojnë dhe angazhimin e audiencës.
4. Twitteri s’do ketë përmirësim, përkundrazi!
Sipas DeMers (2017) në një artikull të tij posuar së fundmi thekson se ndryshe nga platformat e tjera, Twitter mund të mbijetojë edhe një vit, por nëse nuk sjell risi dhe përmirësim të shërbimit e ardhmja do jetë e vështirë. Në fillim Twitter u paraqit si një media sociale mjaft interesante dhe e shpejt, por tani përdoruesit kërkojnë diçka ndryshe – më të madhe, më të detajuar dhe më interesante.
Shoqëria jonë është në ndryshime të përditshme dhe ashtu si ndryshojnë mendësitë, stilet e jetës dhe brezat ashtu do të ndryshojë edhe media sociale, si dhe përdorimi i saj. Sipas një vrojtimi të bërë nga Friedman (2017) thuhet se edhe Facebook si platformë që u krijua për të rinjtë, sot u shërben më së shumti të rriturve. Të rriturit janë përdoruesit më të mëdhenj të FB ndaj dhe kjo ka bërë që të rinjtë tu drejtohen chateve apo platformave që u japin më shumë individualitet si dhe privatësi. Mbase kjo tendencë vlen për tu mbajtur parasysh për 2017 e më tej nga përdoruesit dhe krijuesit e mediave sociale.