Trajnim: Facebook & Instagram 101

Në botën e sotme, në një mënyrë ose një tjeter, kontakti me rrjetet sociale është i pashmangshëm. Nëse je një sipërmarrës apo i ri/e re që dëshiron të ndajë pasionet, mënyra më e mirë për të komunikuar me botën përtej dhomës tënde janë rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë “një lojë” ku nëse dëshiron të fitosh duhet të dish rregullat, çfarë ato ofrojnë dhe gjithashtu të dish të sillesh.

Nëse po e lexon këtë përshkrim, ne mund të kuptojmë se je duke menduar të nisësh promovimin e biznesit apo pasioneve të tua ose të nisësh një karrierë në fushën e Marketingut të Rrjeteve Sociale. Ky trajnim do të të ofrojë pikërisht atë çka ti ke nevojë për të nisur mbarë në dy prej rrjeteve sociale më të përdorura në Shqipëri: Facebook dhe Instagram.
Ky trajnim organizohet nga kompania AGOG Marketing, e specializuar në marketingun e rrjeteve sociale dhe do të mbahet nga Keti Gjipali dhe Vasken Spiru.

I ndarë në dy ditë (nga 3 orë) dhe 4 seksione (nga 80 min), në përfundim të trajnimit ju do të keni njohuritë e duhura për të ​
hapur tashmë faqen tuaj në Facebook, optimizuar faqen për kërkime, e shumë të tjera.
Do të dini të perzgjidhni një foto, krijoni një fushatë promovimi apo të lexoni e kuptoni statistikat dhe sjelljen e ndjekësve tuaj. Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të temave që do të trajtohen.

Gjatë ditës së parë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
1-Marketingun Inbound; çeljen, plotësimin e informacionit, imazhet, dhe thirrjet për veprim (CTA) në një Faqe Facebook, mjete ndihmëse etj.
2-Llojet e postimeve, tekstin, optimizimin e imazheve, taget dhe hashtaget.
Gjatë ditës së dytë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
3-Hartimi i një fushate promovuese (Objektivat, Audiencat, leximin e statistikave, njohjen e ndjekësve, sjelljes së tyre, analizimin e fushatave, përcaktimin e orareve të postimit, etj.
4- Instagram
Gjatë trajnimit folësit do të mund t’i përgjigjen edhe pyetjeve tuaja specifike.

Tarifa për këtë trajnim është 1900 Lekë, për të dyja ditët.

Kliko këtu për të ruajtur vendin tënd!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *