
Trajnimi Dytë, Facebook & Instagram 101!
Më datat 7 dhe 8 Mars, ishte një sfidë e bukur për AGOG marketing, i cili organizoi dhe realizoi trajnimin e parë, për të gjithë të rinjtë, bizneset dhe sipërmarrësit, në të cilin morën principet bazë të marketingut rreth dy rrjeteve sociale më të rëndësishme, Instagram dhe Facebook.
Pas suksesit të kësaj sfide dhe kërkesës në rritje, AGOG, vjen me trajnimin e dytë të këtij lloji, nën drejtimin e trajnerëve profesionistë Keti Gjipali dhe Vasken Spiru.
“Çdokush që aspiron të marr njohuri mbi Social Media Marketing, Trajnimi Facebook & Instagram 101 duhet ndjekur!” (X.Mecani) – ishte një pjesë e citatit nga një pjesëmarrës në trajnimin e parë, i cili u vlerësua pozitivisht. Shifrat flasin vetë, ku 84% e pjesëmarrësve, nga anketimi në fund të trajnimit, u përgjigjën që do ja rekomandojnë një kolegu apo miku të ndjekin Facebook & Instagram 101!
Ashtu si edhe trajnimin e parë, informacioni që do ketë ky trajnim, është në nivelet fillestare, 101! I ndarë në dy ditë (nga 3 orë) dhe 4 seksione (nga 80 min). Në përfundim të trajnimit ju do të keni njohuritë e duhura për të hapur tashmë faqen tuaj në Facebook, optimizuar faqen për kërkime, të dini të perzgjidhni një foto, krijoni një fushatë promovimi apo të lexoni e kuptoni statistikat dhe sjelljen e ndjekësve tuaj.
Përkatësisht gjatë ditës së parë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
- Marketingun Inbound; çeljen, plotësimin e informacionit, imazhet, dhe thirrjet për veprim (CTA) në një Faqe Facebook, mjete ndihmëse etj.
- Llojet e postimeve, tekstin, optimizimin e imazheve, taget dhe hashtaget.
Gjatë ditës së dytë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
- Hartimi i një fushate promovuese (Objektivat, Audiencat, leximin e statistikave, njohjen e ndjekësve, sjelljes së tyre, analizimin e fushatave, përcaktimin e orareve të postimit, etj.
56% e pjesëmarrësve u përgjigjën që informacioni i marrë gjatë trajnimit Facebook & Instagram 101 do ndikojë Shumë në punën e tyre!
Gjatë trajnimit folësit do të mund t’i përgjigjen edhe pyetjeve tuaja specifike.
Tarifa për këtë trajnim është 3000 Lekë, për të dyja ditët, në datat 16-17Maj, ora 17.00 – 20.00, në ambjentet e Protik Innovation Center.