
Trajnimi i rradhës, Facebook & Instagram 101!
Vitin e kaluar, ishte një sfidë e bukur për AGOG marketing, i cili organizoi dhe realizoi dy trajnime, për të gjithë të rinjtë, bizneset dhe sipërmarrësit, në të cilin morën parimet bazë të marketingut rreth dy rrjeteve sociale më të rëndësishme në Shqiëri, Instagram dhe Facebook.
Pas suksesit të kësaj sfide dhe kërkesës në rritje, AGOG Marketing, vjen me trajnimin e tretë të këtij lloji, nën drejtimin e trajnerëve profesionistë Keti Gjipali, Vasken Spiru dhe Reni Dallaku.
“Çdokush që aspiron të marr njohuri mbi Social Media Marketing, Trajnimi Facebook & Instagram 101 duhet ndjekur!” (X.Mecani) – ishte një pjesë e citatit nga një pjesëmarrës në trajnimin e parë, i cili u vlerësua pozitivisht. Shifrat flasin vetë, ku 84% e pjesëmarrësve, nga anketimi në fund të trajnimit, u përgjigjën që do ja rekomandojnë një kolegu apo miku të ndjekin Facebook & Instagram 101!
Ashtu si edhe trajnimet e para, informacioni që do ketë ky trajnim, është i ndarë në dy ditë (nga 3 orë) dhe 4 seksione (nga 80 min). Në përfundim të trajnimit ju do të keni njohuritë e duhura për të hapur tashmë faqen tuaj në Facebook, optimizuar faqen për kërkime, të dini të perzgjidhni një foto, krijoni një fushatë promovimi apo të lexoni e kuptoni statistikat dhe sjelljen e ndjekësve tuaj.
Kliko këtu për të ruajtur vendin tënd!
Përkatësisht gjatë ditës së parë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
- Marketingun Inbound; çeljen, plotësimin e informacionit, imazhet, dhe thirrjet për veprim (CTA) në një Faqe Facebook, mjete ndihmëse etj.
- Llojet e postimeve, tekstin, optimizimin e imazheve, taget dhe hashtaget.
Gjatë ditës së dytë do të mësoni mbi (por jo vetëm):
- Hartimi i një fushate promovuese (Objektivat, Audiencat, leximin e statistikave, njohjen e ndjekësve, sjelljes së tyre, analizimin e fushatave, përcaktimin e orareve të postimit, etj.
Kliko këtu për të ruajtur vendin tënd!
56% e pjesëmarrësve u përgjigjën që informacioni i marrë gjatë trajnimit Facebook & Instagram 101 do ndikojë Shumë në punën e tyre!
Gjatë trajnimit folësit do të mund t’i përgjigjen edhe pyetjeve tuaja specifike.
Tarifa për këtë trajnim është 4000 Lekë, për të dyja ditët, në datat 28-
29Maj, ora 17.00 – 20.00, në ambjentet e OFIÇINA.