Vjedhësit e Rrjeteve Sociale

Rrjetet sociale tashmë dihet se janë kthyer në një nga pjesët më të rëndësishme të jetës së kujtdo. Aq shpesh i frekuentojmë ato, sa harrojmë ndonjëherë të kujdesemi për sigurinë e tyre, pasi dikush mund t’i ‘hack’ ose vjedhë nga ‘duart’ tona.

Sigurisht, tashmë askush nuk vendos fjalëkalimin sa herë që ‘log-ohet’ në njërin prej llogarive të ‘Facebook’ apo ‘Instagram’ pasi gjithçka është automatike në mjetet personale si celulari apo laptopi. Edhe përse kemi këtë lloj afërsie me rrjetet tona, nuk duhet të harrojmë të kujdesemi për sigurinë apo mirëqënien e tyre.

Sipas Janet Fouts krijuesit të ‘Tatu Digital Media’, ka disa arsye përse njerëzit do të dëshironin të ishin akses në rrjetet e tua sociale, një prej të cilave do të ishte numri i ndjekësve tuaj. Një tjetër arsye janë informacionet personale, të cilat mund të përdoren për mirëqënien e një biznesi ‘online’. Ajo që bën Janet është mbrojtja e klientëve të ndryshëm nga vjedhësit e faqeve personale. Siguria në çdo gjë që lidhet me botën ‘online’ është primare, prandaj po ju përcjellim disa nga këshillat e dhëna për mbrojtjen e tyre.

Kavita Iyer nga Techworm përcjell mesazhin me anë të shkrimit të saj, se një nga gabimet që mund të bëni është ruajtja e fjalëkalimeve tuaja nga ‘Browser’-i që përdorni. ‘Browser-at’ gjithmonë na pyesin për emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tonë në cilindo kompjuter nga i cili ne do të punojmë në rrjetet tona. Duke ruajtur fajlëkalimet tuaja në këtë mënyrë, gjithkush mund t’ju marrë llogarinë tuaj personale nëpërmjet ‘Password Manager’ i cili gjendet në ‘Browser’. Mund të vizitoni këtë URL: ”chrome://settings/passwords” për të kuptuar se cilët fjalëkalime keni ruajtur në ‘Browser’-in tuaj, kjo vlen në rast se ‘Browseri që ju përdorni është ‘Google Chrome’.

Vjedhësit e rrjeteve sociale e dinë se mund të aksesojnë çdo rrjet social nëse fillimisht arrijnë të hyjnë në ‘e-mail’-in tuaj kryesor, nga i cili edhe mund të ndryshohet çdo fjalëkalim. Një këshillë në këtë rast do të ishte vendosja e fjalëkalimeve vërtet të forta për ‘e-mail’-in tuaj. Gjithashtu, asnjëherë mos përdorni ‘e-mail’-in tuaj kryesor për t’u futur në faqe interneti të panjohura apo të parëndësishme. Por përveç mënyrës online, se si një ‘hacker’ mund të marë fjalëkalimet tuaja ekziston edhe mundësia manuale nëpërmjet paisjeve ‘USB’. Dikush mund të vendosë një ‘USB’ në kompjuterin tuaj personal të programuar për të marë në mënyrë mekanike fjalëkalimet e ruajtura në ‘Browser’. Për të mbrojtur rrjetet tuaja nga kjo mënyrë ju duhet të skanoni gjithmonë ‘USB’-të para se të hidhni çfarëdolloj informacioni në to. Gjithashtu përpiquni të shmangni përdorimin e tyre kur kanë qenë të përdorura shumë herë në të kaluarën e tyre. Këshilla tjetër që marim nga Techworm, do të ishte më e thjeshta por që e harrojmë gjithmonë: Asnjëherë mos shpërndani informacione personale nëpërmjet ‘e-mail’it, telefonit apo ‘messenger’ dhe shmangni klikimet në ‘URL’ apo faqe ‘web’ të panjohura.

Së fundi, shumë bizneseve i ka ndodhur që i japin ‘akses’ personave të ndryshëm të stafit të tyre në menaxhimin e rrjeteve sociale. Nuk ka asgjë të keqe në këtë pikë, por caktimi i rolit të administratorit duhet të mendohet mirë, pasi në këtë moment ju i jepni fuqi të plotë mbi përfaqësimin e kompniasë suaj online këtij personi. Për këtë arsye ‘Facebook‘ dhe ‘Linkedin‘ ofrojnë nivele të ndryshme aksesi për njerëz të ndryshëm. Nëse do ti jepni dikujt rolin e redaktuesit, që është roli më i lartë pas administratorit, ai person do të ketë mundësi të menaxhoj dhe promovoj faqen shumë mirë, por pa pasur mundësinë që ta përvetësoj atë apo të bej ndryshime kritike. Nga ana tjetër ‘Instagram’ edhe pse nuk e ofron mundësinë e roleve të ndryshme, është e-maili ai i cili siguron llogarinë, në këtë rast sigurohuni që fjalëkalimin e atij e-maili ta kenë vetëm personat e besuar.

Mos harroni se rrjetet sociale tuajat mund të jenë të vlefshme edhe në duart e një përdoruesi tjetër, kujdesuni gjithmonë për sigurinë e tyre!

Ndani me ne në komente nëse ju ka ndodhur t’ju vjedhin fjalëkalimin dhe si e keni zgjidhur këtë situatë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *