
YouTube një Mjet Suksesi në Marketingun Online
Prezenca në mediat sociale është bërë e pashmangshme për bizneset anembanë botës. Ata arrijnë te lidhen dhe ndërveprojne me klientët e tyre nëpërmjet një postimi të thjeshtë.
Por tani do të bëhet më virale një strategji tjetër e madhe në marketingun online. Dhe është pikërisht marketingu nëpërmjet Videove Online!
Sipas Cisco, videot do të zënë në masë të konsiderushme, prej 69% , trafikun në postimet online. Dhe sigurisht, YouTube kryeson listën e platformave më të përdorura video në internet, dhe pritet të rritet akoma për tu bërë një nga mediat sociale më efektive për reklamim sot.
Nëse akoma nuk keni një kanal aktiv të biznesin tuaj në YouTube duhet ta bëni patjetër sepse:
1.Ka një shtrirje të gjerë dhe gjeneron mjaft trafik sipas statistikave
- YouTube ka mbi 1 miliard përdorues, të cilët shpenzojnë miliona orë për shikimin e videove gjatë ditës
- Ka pasur një rritje prej 40% nga viti në vit në numrin e shikuesve të YouTube në ditë
- YouTube është lokalizuar në mbi 70 vende dhe është në dispozicion në 76 gjuhë
- Ajo ka një shtrirje më të madhe se kablloja në SHBA
- Lehtësi përdorimi nëpëmjet telefonave – më shumë se 50% e shikimeve të YouTube janë nëpërmjet telefonave celularë
- Potenciali i fitimit është i madh
2.Ka një paketë për të gjithë
Ka paketa të ndryshme për bizneset e të gjitha madhësive. Si fillim, ju mund të përdorni shërbimet falas dhe të përparoni në shërbimet e paguara.
3.Rezultatet janë të menjëhershme dhe të matshme
Si realizohen videot? Janë të thjeshta. Vëtë YouTube të mundëson video të shkurtra udhëzuesë për të të ardhur në ndihmë.
4.Është një rrjet social
Fakti që YouTube është gjithashtu një rrjet shoqëror, do të thotë që ju mund të jeni mik, të ndani, të komentoni, të abonoheni dhe të ‘pëlqeni’. Të gjitha këto karakteristika sjellin njerëz me interesa të ngjashme me videot tuaja.
5.Është një motor kërkimi
Kur mendoni për YouTube, mendoni për atë si një motor kërkimi. Është, në fakt, renditur e dyta në aspektin e popullaritetit të motorëve të kërkimit. Marketingu i YouTube tani është një pjesë thelbësore e çdo strategjie promovuese në Mediat Sociale.
6.Interaktiviteti me platformat e tjera të mediave sociale
Lidhja e kanalit tënd me mediat e tjera shoqërore. Kjo kursen shumë kohë që zakonisht kërkohet për ngritjen e fushatave të ndryshme.
Ndërsa produkti juaj është i rëndësishëm, do të zbuloni se ndonjëherë, mënyra më efektive për të marrë një rezultat për markën tuaj është duke folur për të në videon tënde. Çfarëdo që të reklamoni, është një stil jetese ose një koncept që po sillni, prandaj gjeni një mënyrë për t’i tërhequr njerëzit në koncept.